Kosova
Kërcënon ambasadori i shkarkuar: Mund të ketë konflikt
Duke refuzuar ta lirojë pozitën e ambasadorit, Dedaj ka thënë se mund te ketë konflikt me atë që pretendon t’ia zërë vendin
Ambasadori i shkarkuar i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka porositur ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut që të ketë kujdes nëse mendon të shkojë si ambasador në Shkup në vend të tij.
Duke refuzuar ta lirojë pozitën e ambasadorit, Dedaj ka thënë se mund të ketë konflikt me atë që pretendon t’ia zërë vendin.
“Ambasadori i ri, që mund të emërohet nga MPJ, por i them se është mirë të mendojë para se me ardhë, sepse kështu mundet me ra ndesh edhe me mu, mundet me ardhë deri te një konflikt i padëshirueshëm. Unë jam njeri tolerant, por e di që kur atakohem, jam i aftë për ta mbrojtur vetën.
Kur t’i shkosh dikujt në zyre duhet me mendu se nuk është një vendim i duhur dhe është një veprim që mund të krijojë pakënaqësi, e unë nuk kam dëshirë me qenë pre e provokimeve”, ka thënë Dedaj për T7, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










