Lajme
Doza e parë me Astra-Zeneca, e dyta me Biontech-Pfizer, shumë efektive
Përgjigja imune në këtë rast është midis 30 dhe 40 herë më e madhe se ajo e një grupi kontrolli që ka marrë vetëm vaksinën Astra-Zeneca
Vaksinimi kundër koronës me vaksinën Biontech pas një vaksinimi fillestar të bërë me Astra-Zeneca është shumë i sigurt dhe shumë efektiv, sipas një studimi spanjoll, shkruan srf.ch.
Përgjigja imune në këtë rast është midis 30 dhe 40 herë më e madhe se ajo e një grupi kontrolli që ka marrë vetëm vaksinën Astra-Zeneca, transmeton albinfo.ch.
Këtë konstatim e ka arritur studimi “Combivacs” i paraqitur të martën nga instituti shëndetësor shtetëror i Spanjës, Carlos III.
Përveç kësaj, fare pak efekte anësore serioze kanë ndodhur midis 600 pjesëmarrësve në studim.
Për shkak të rrezikut në rritje nga tromboza pas vaksinimit me Astra-Zeneca, një vaksinim i dytë me një vaksinë mRNA rekomandohet në shumë vende për grupe të caktuara njerëzish.
Fjala është për vaksinat nga kompania Mainz Biontech dhe partneri i saj amerikan Pfizer ose kompania amerikane, Moderna.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










