Lajme
Kriptovalutat pësojnë rënie
Në vazhdën e Bitcoin, edhe kriptovalutat e tjera kanë shënuar rënie
Bitcoin ka humbur më shumë se 20% të vlerës së tij brenda një jave, duke bërë që disa investitorë të pyesin nëse ethet e blerjeve të kriptomonedhave prej më shumë se gjashtë muajsh kanë filluar të bien sërish.
I vlerësuar me rreth 45 000 dollarë sot, Bitcoin ka fshirë më shumë se 12 000 dollarë që nga fillimi i javës së mëparshme dhe ka rënë më shumë se 30% nga vlera më e lartë e të gjitha kohërave prej 64 870 dollarë më 14 prill.
Në vazhdën e Bitcoin, edhe kriptovalutat e tjera kanë shënuar rënie, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, ra 14% brenda një jave dhe tani kushton pak nën 3 400 dollarë.
Dogecoin, një kriptomonedhë që ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë javët e fundit, gjithashtu po largohet nga majat e saj.
Në tërësi, rënia e fundit e çmimeve ka zhdukur 400 miliardë dollarë nga tregu, që tani vlerësohet në pak më shumë se 2 000 miliardë dollarë, sipas faqes Coinbase, që rendit më shumë se 9 000 kriptovaluta.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












