Kosova
Kancelarja gjermane sot do të bisedojë me kryeministrin Kurti
Sipas një njoftimi, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të zhvillojë të hënën, sot pasdite, një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, thuhet se kancelarja Merkel do të komunikojë me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, bëri të ditur se biseda do të përqendrohet më fort në kursin e reformave në Kosovë, transmeton DW.
Po ashtu, thuhet se bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













