Lajme
Situata aktuale me Covid në Zvicër, Gjermani dhe Austri
Të dhënat e fundit rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi
Zvicra deri më tani ka kryer 30 milionë testime për Covid-19, ndërkohë që Gjermania ka kryer mbi 58 milionë teste dhe Austria mbi 39 milionë, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 679,510 infeksione me koronavirus, në Gjermani, 3,585,891 dhe në Austri 635,780 infeksione në total, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore zvicerane dhe gjermane kanë bërë të ditur se Zvicra, Gjermania dhe Austria kanë një ulje mesatare të viktimave, ndërkohë që infeksionet kanë një trend rritjeje.
Zvicra vazhdon të ketë shumë raste, gjithsej 51,497 raste aktive, numër ky ende i lartë, referuar statisitkave të fundit, ndërkohë që Gjermania ka 223,910 raste aktive dhe Austria dukshëm më pak me 12,802 raste aktive.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur.
Në Zvicër deri më tani janë shëruar 617,283, në Gjermani 3,275,500 të shëruar dhe Austri 612,523 shërime gjithsej. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













