Lajme
Task Forca, Zvicër: Të gjithë parametrat flasin për rënie të qartë të pandemisë
Përveç testeve, edhe të dhënat nga monitorimi i ujërave të ndotura janë një tregues i rëndësishëm i pandemisë
Sipas Task Forcës Shkencore Federale të formuar për Covid-19, ka disa shenja që tregojnë se epidemia e koronës po bie.
Megjithatë, një vlerësim i saktë aktualisht është i vështirë për t`u bërë për shkak të ndryshimit të praktikës së testeve dhe përparimit të vaksinimit, shkruan task forca në Twitter, raporton srf.ch.
Mesatarja 7-ditore e numrit të riprodhimit në të gjithë Zvicrën (vlera R) është 0.89. Ky numër pasqyron procesin e infeksionit nga 24 deri më 30 prill, transmeton albinfo.ch.
Task Fornca vë në dukje me këtë rast se vlera R pasqyron procesin e infeksionit me një vonesë.
Përveç testeve, edhe të dhënat nga monitorimi i ujërave të ndotura janë një tregues i rëndësishëm i pandemisë, shkruan më tutje Task Force.
Analizat e ujërave të ndotura që janë marrë në gjashtë lokacione kanë konfirmuar tendencat epidemiologjike të vëzhguara bazuar në numrin e rasteve. Ato tregojnë një prirje, fillimisht të stabilitetit dhe, së fundmi, në prill, një prirje të rënies. Kjo, pasi tendencat ishin rritur gjatë shkurtit dhe marsit.
Efekti i fushatës së vaksinimit është i dukshëm në grupmoshën mbi 75 vjeç, përcjell albinfo.ch. Kështu, ndërkohë që grupmosha mbi 75 vjeç përbënte rreth 50 për qind të shtrimeve në spital në valën e dytë, ajo në prill ka rënë në rreth 20 deri në 25 për qind.
Në të kundërt, sipas task forcës, shtrimet në spital të njerëzve nën 65 vjeçarë janë rritur nga nën 30 për qind sa ishin në valën e dytë në mbi 60 për qind në prillin e sivjetmë.
Pavarësisht nga këto, vërehet një rënie e numrit të shtrimeve në spital në të gjitha grupmoshat, përfundon Task Forca.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










