Kosova

Kosovë: Xhamitë e hapura për faljen e Fitër Bajramit

Besimtarët myslimanë në Kosovë do të mund ta falin Fitër Bajramin në xhami, njoftoi sot Bashkësia Islame e Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës u bëri thirrje besimtarëve që të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat e tjera kundër koronavirusit gjatë faljes së Bajramit.

Dita e parë e Festës së Fitër Bajramit është këtë të enjte, më 13 maj.

Dy festat e kaluara të Bajramit, në vitin 2020, nuk kanë mundur të falen në xhami, për shkak të pandemisë së koronavirusit.