Lajme
A po bëhet vaksina ‘Sputnik’ një armë politike?
Vaksina Sputnik V e Rusisë ende nuk ka marrë miratimin e BE-së. Kjo ndikon në përhapjen e vaksinës në bllokun evropian.
Megjithatë, sipas disa vëzhguesve, autoritetet përkatëse kanë arritur një nga objektivat e tyre: ndarjen administrative mes vendeve anëtare.
Sipas Michal Baranowski, “Sputnik V është bërë një mjet i fuqisë së butë për Rusinë”. Në vijim, anëtari i Fondit Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara tha se “Vendosja e flamurit të saj në vaksinë dhe qëllimi politik i strategjisë së saj është të ndajë perëndimin”.
Prodhuesit e Sputnik bëjnë me dije se doza është aprovuar në 61 vende dhe është eksportuar në 40 prej tyre. Por, shqetësimet e sigurisë kanë vonuar shumë udhëheqës të BE-së, pasi ata janë skeptikë për dozat ruse, kur ajo ka administruar më pak se 19 milionë doza për popullsinë e saj prej 144 milionësh, shkruan The Guardian.
Mes shqetësimit evropian në rritje për sulmet e përsëritura kibernetike ruse kundër Perëndimit, trajtimi i Kremlinit ndaj udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny dhe përshkallëzimit të tensioneve në kufirin e Ukrainës, vëzhguesit e BE-së thonë se Moska po e vendos Sputnik si një armë tjetër të ndikimit gjeopolitik.
“Shkalla e ulët e vaksinimit të Rusisë thjesht nuk përputhet me një vaksinë të supozuar të lirë, të lehtë për t’u bërë dhe efektive”, tha një diplomat i BE-së.
“Ose Moska mbetet altruiste, çka duket e pamundur. Ose po i jep përparësi gjeopolitikës mbi nevojat ruse”.
Deri më tani, vetëm dy shtete anëtare të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, kanë prishur qasjen kolektive të bllokut, duke porositur vaksinën. Por, vetëm Hungaria e ka përdorur atë, megjithëse Bullgaria është gati të hapë bisedime. Austria ka thënë se është e gatshme të blejë 1 milion doza, ndërsa Gjermania po negocion për 30 milionë të tilla.
Të tjerët janë pa dyshim më pak entuziastë, madje edhe armiqësorë. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, e ka përshkruar dozën “më shumë si një mjet propagande dhe diplomacie agresive, sesa solidariteti dhe ndihme”.
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonytė, shkroi në Twitter se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e sheh dozën jo aq shumë si një “kurë për popullin rus”, sesa si “armë tjetër hibride për të ndarë dhe sunduar”.
Pas një shtrirjeje të hershme të ngadaltë, që ka filluar vetëm së fundi të marrë ritëm, ndërkohë, Komisioni Evropian thotë se Sputnik V nuk ka gjasa të luajë një pjesë në përhapjen e BE-së. Kjo sepse nuk do të jetë në dispozicion në sasi të mjaftueshme deri në fund të 2021, kur shumica e evropianëve do të vaksinohen tashmë.
Thierry Breton, komisioneri i ngarkuar me prokurimin e vaksinave, ka thënë se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) po vlerëson Sputnik, por “ende nuk kanë të dhëna thelbësore”.
Duke u përgjigjur përmes profilit të saj zyrtar Sputnik V në Twitter, Rusia ka mohuar që vaksina të jetë një mjet politik, ose se siguria apo kapaciteti i prodhimit janë çështje potenciale.
“Politizimi i vaksinave është joetike dhe kushton jetë”, lexohet në një tweet të kohëve të fundit.
“Sputnik është pa dyshim një nga vaksinat më të mira në botë”, tha një tjetër.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












