Lajme
Google, fitime rekorde në periudhën pandemike
Është bërë e ditur se kompania që zotëron Google, Alphabet, ka rritur ndjeshëm përfitimet monetare gjatë 3-mujorit të parë të vitit. Kjo për shkak të pandemisë globale pasi njerëzit kanë përdorur në masë internetin.
Referuar të dhënave të pasqyruara nga kompania, fitimi neto u rrit me 162% ose të përkthyera në vlera në 17.9 miliardë dollarë. Këto shifra tregojnë rritje rekord të të ardhurave nga Google, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë vitit të kaluar njerëzit kanë përdorur më shumë motorin e kërkimit Google Search për më shumë shërbime në internet, për të qenë të informuar, por edhe për t’u argëtuar”, kanë thënë kompania Alphabet dhe shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai. Edhe reklamat në Google janë rritur së tepërmi gjatë muajve të pandemisë, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e kompanisë.
Problemi i vetëm me të cilin përballet gjigandi i teknologjisë janë çështje të tilla, si konkurrenca dhe privatësia. Dy ditë më parë, kompania teknologjike Roku akuzoi Google për shkelje të rregullave të konkurrencës për të rritur përfitimet në Youtube.
Ndërkohë, rregullatorët amerikanë dhe europianë vazhdojnë të diskutojnë për të rritur akoma më shumë mbikëqyrjen ndaj Google dhe kompanive të tjera teknologjike, por ende nuk kanë rënë dakord për legjislacionin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












