Portrete të firmave
Çdo pjesëz e artit është unike me ‘Arma Decorations’
Arma Haliti me “Arma Decorations”, ua zbukuron ambientet që frekuentoni dhe, me detaje të vogla, sjell ngrohtësi në jetën tuaj
Gjërat e vogla kanë rëndësi. Ato mund ta bëjnë një ambient të duket më i bukur, më i ngrohtë apo më i dashur. Dëshira për t’ua zbukuruar njerëzve ditët e tyre speciale, e ka shtyrë vajzën me prejardhje nga Kosova, Arma Haliti, që të hapë biznesin e saj për dekorime të eventeve ‘Arma Decorations’, me seli në Zvicër.
Si shumë të rinjë, Arma, e mbështetur nga e ëma, e gjeti inspirimin e saj në botën online, ku pastaj filloi të bënte dekorimin edhe të ditëlindjeve të të familjarëve. Ato dekorime i shfaqte në Instagramin e saj përmes fotografive, nga ku njerëzit filluan ta shohin punën që bënte ajo.
Vajza nga Kosova, thotë se përpiqet që çdo dekorim të jetë unik për klientët e saj.
Punon edhe dhurata speciale, me porosi
“Unë gjithmonë përpiqem të realizoj dëshirat e klientëve dhe të provoj gjëra të reja. Ju mund të dekoroni për aq shumë festime, si për ditëlindjen, martesën, fejesën, dushin për fëmijë, festën e diplomimit, etj. Çdo dekorim është unik dhe bëhet individualisht”, u shpreh ajo.
Ndërsa, përveç dekorimit të eventeve, Arma i punon edhe disa dhurata të tjera speciale, të cilat krijohen në mënyrë individuale nga preferencat e klientëve.
“Punoj kuti lulesh, që mund të bëhen me lule të vërteta që qëndrojnë disa ditë, lule artificiale që qëndrojnë përgjithmonë apo me të ashtuquajturit trëndafila të ngrirë që janë të vërtetë dhe qëndrojnë 3 apo 4 vjet. Kutitë po ashtu mund të krijohen në mënyrë individuale dhe të vendosen brenda gjëra të tjera, të tilla si për shembull, çokollata”, tregon ajo.
Të gjitha mund t`i gjeni në instagramin e saj
Përveç këtyre, ka edhe dekorime të tjera të shumta të cilat i punon Arma, dhe ato mund t’i shihni në Insatgramin e saj, @arma_decorations, ku pse jo, mund të zgjedhni atë që ju pëlqen më së shumti dhe t’i bëni dhuratë njerëzve tuaj të dashur.
Ndryshe, Arma Haliti, ka qenë edhe koreografe dhe koordinatore në Shoqatën Kulturore Artistike “Air Stars” në Rapperswil Jona, në qytetin ku jeton. Aty ku emri i saj shërbeu si një armë për të ruajtur gjuhën, identitetin dhe kulturën e bukur shqipe.
Ajo ka përfunduar shkollimin e ultë dhe të mesëm në qytetin e njohur si ‘Qyteti i Trëndafilave’, Rapperswill-Jona, pastaj ka mbaruar shkollimin profesional katër vjeçar të Optikës. Tani, Arma Haliti, punon në optikeri dhe është përgjegjëse për rregullimin e syzeve.
Koreografia, një talent tjetër i Arma Halitit
Ndryshe, Arma Haliti, ka qenë edhe koreografe dhe koordinatore në Shoqatën Kulturore Artistike “Air Stars” në Rapperswil Jona, në qytetin ku jeton. Aty ku emri i saj shërbeu si një armë për të ruajtur gjuhën, identitetin dhe kulturën e bukur shqipe.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore


















