Lajme
Haxhiu: Kurti në vend se të merret me jetët e qytetarëve të Kosovës, ka vendosur t’i ketë prioritet zgjedhjet në Shqipëri
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai në vend se të merret me sigurimin e vaksinave ka shkuar të votojë në Shqipëri në zgjedhjet që po mbahen sot.
“Kryeministri i Kosovës ka mbyllur Qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’, në Prishtinë, ndërsa ai vet ka votuar në Qendër të votimit në Tiranë. Në vend se të merret me shpëtimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet atje dhe politikën ta zhvilloi në Shqipëri. Qeveria Kurti 2 në vend të bashkëpunimit me Shqipërinë për të siguruar vaksina për të moshuarit dhe mësimdhënësit, ka vendosur të bëjë konkurrentin politik në Shqipëri e në anën tjetër qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen nga paaftësia e qeverisjes së tij për të siguruar vaksinat”, ka shkruar Haxhiu ndërsa ka publikuar një foto, ku thotë se është bërë sot dhe shihen qytetarët duke u kthyer mbrapsht në mungesë të vaksinave. “Këta jo vetëm që nuk dijnë të punojnë dhe nuk bënë asgjë për të siguruar vaksinat, por as mundësitë që iu dhamë nuk i shfrytëzuan”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










