Lajme
8 kantone zvicerane, pa vdekje nga Covid në 14 ditët e fundit
Cilat janë shifrat e fundit me Covid 19 në Zvicër dhe ku kishte më shumë raste
Megjithëse zyrtarët shëndetësorë thanë këtë javë se situata epidemiologjike në Zvicër “mbetet e brishtë”, shifrat e fundit tregojnë se më e keqja e pandemisë përmbahet vetëm në një kanton.
Kantoni i Uri është prekur më së shumti nga pandemia në 14 ditët e fundit, me mbi 1,032 infeksione për 100,000 njerëz.
Kjo është shumë mbi mesataren e vendit prej 331,77 infektimeve për 100,000.
Nga ana tjetër, kantonet frëngjishtfolëse të Gjenevës dhe Vaud, pikat e nxehta të infeksionit, kanë ecur më mirë, megjithëse nivelet e tyre – 476,86 dhe 394,11 raste përkatësisht për 100,000 – tejkalojnë mesataren e vendit.
Shkalla më e ulët (167,41 / 100,000) gjendet në Appenzell Innerrhoden, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Kur bëhet fjalë për numrin e shtrimeve në spital të lidhura me koronavirusin, Uri është përsëri në krye, me 49,04 raste për 100,000, e cila tejkalon me shumë mesataren e vendit 9,18 / 100,000.
Edhe këtu, Appenzell Innerrhoden ka normën më të ulët: 0 shtrime në spital në 14 ditët e fundit.
Nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh numrat e mësipërm, Uri gjithashtu ka normën më të lartë të vdekjeve të lidhura me Covid – 16,35 / 100,000. Mesatarja kombëtare është 0,91 / 100,000.
Tetë kantone Nidwalden, Obwalden, Zug, St. Gallen, dy Appenzells, Glarus dhe Graubünden nuk kanë regjistruar ndonjë vdekje nga koronavirusët në dy javët e fundit.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













