Lajme
Bruksel: Vaksinat të jenë gati për verë
Brukseli dëshiron që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në gjithë Bashkimin Evropian deri në fund të qershorit.
Skemat pilot do të fillojnë në fillim të atij muaji, me qëllim që i gjithë sistemi të funksionojë deri në 21 qershor, tha Didier Reynders, komisioneri evropian për drejtësinë.
Komisioni Europian kishte synuar që e ashtuquajtura “Certifikata e Gjelbër Dixhitale” të ishte plotësisht funksionale që në fund të majit, pasi shumë shtete anëtare janë të varura nga turizmi, siç është Greqia dhe Spanja. Por tani për tani ky synim ka rënë poshtë, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
“Është urgjente. Sigurisht, ne duam të jemi gati para verës. Për fundin e qershorit, ne duam të jemi gati me rregulloren”, u tha ai eurodeputetëve.
Reynders gjithashtu theksoi se “Certifikata e Gjelbër Dixhitale” nuk është vetëm një pasaportë e thjeshtë vaksinimi.
“Komisioni po punon shumë fort për të siguruar mbulim të gjerë të vaksinimit të popullatës europiane për të parandaluar diskriminimin e individëve që nuk janë vaksinuar ende”.
Eurodeputeti holandez Tineke Strik tha për Euronews se pasaportat kombëtare të vaksinave të vendeve të BE-së duhet të lejohen në gjithë Unionin për të shmangur çdo diskriminim.
Disa eurodeputetë argumentuan në takim se gjithçka duhet të bëhet për t’i bërë testet falas ose sa më lirë dhe që kjo të rregullohet në nivelin e BE-së.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











