Lajme
Norvegjia lehtëson masat kundër Covid
Shteti norvegjez do të fillojë me lehtësimin e disa kufizimeve për mbrojtje ndaj COVID-19, ku do të lejojë edhe grumbullimin e më shumë njerëzve nga dita e premte, transmeton albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar kryeministrja Erna Solberg. Norvegjia rrezikon ta vonojë vaksinimin deri në tre muaj nëse nuk vendos që të përdorë vaksinat AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, ka thënë Instituti i Shëndetit Publik në Norvegji.
Po ashtu, gjatë ditës së enjte pritet të bëhet e ditur nëse Norvegjia do të vazhdojë ta përdorë vaksinën AstraZeneca, përdorimi i së cilës është pezulluar për shkak se një numër i vogël i personave më të ri në moshë kanë pasur mpiksje të gjakur, gjakderdhje dhe një numër të ulët të trombociteve (disa nga të cilët më vonë kanë vdekur).
Johnson & Johnson ka njoftuar se po e vonon shpërndarjen e vaksinave në Europë për shkak se agjencitë shëndetësore të SHBA-së kanë rekomanduar pezullimin e përkohshëm, pasi gjashtë gra nën moshën 50-vjeçare pas vaksinimit kanë pasur mpiksje të gjakut. Norvegjia ka pasur nivelin më të ulët të infeksioneve dhe vdekjeve në Europë qysh prej fillimit të pandemisë, por vendosi masa më të rrepta pas rritjes së shpejtë të numrit të hospitalizuarve në mars.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro











