Kosova
Diplomatët kosovarë do të trajnohen në Francë
Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës të martën ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi dhe një protokoll marrëveshje me Ambasadën e Francës në Kosovë, për mësimin e gjuhës frënge nga diplomatët kosovarë.
Sipas njoftimit për media, përveç thellimit tutje të raporteve bilaterale, me anë të këtyre marrëveshjeve synohet edhe trajnimi i diplomatëve kosovarë në Francë nga Shkolla Kombëtare e Administratës.
Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Sabri Kiçmari, shprehu falënderim për përkrahjen e ofruar nga Franca dhe theksoi se kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të marrëdhënieve jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Francës, por edhe ndërmjet Kosovës dhe të gjithë popujve të shteteve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku Republika e Kosovës ka avancuar statusin e saj si anëtare e asociuar në tetor 2018.
“Këto aktivitete, si tërësi, do të kontribuojnë në ecjen përpara të Frankofonisë në Kosovë”, tha ai.
Në anën tjetër, ambasadorja franceze Marie-Christine Butel falënderoi Kiçmarin për mikpritjen dhe nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat do të mundësojnë zbatimin e aktiviteteve të bashkëpunimit bilateral: kurse të gjuhës frënge në Aleancë Franceze të Prishtinës, si dhe trajnime në Kosove dhe Francë po ashtu, nga Shkolla Kombëtare e Administratës.
Pjesë e nënshkrimit të marrëveshjeve ishte edhe presidentja e Aleancës Franceze të Prishtinës, Dafina Bytyqi.
“Akademia Diplomatike, që prej themelimit më 2013, ka bashkëpunuar me Ambasadën e Francës dhe Aleancën Franceze në Prishtinë. Mirëpo, kjo është marrëveshja e parë 6-vjeçare ndërmjet palëve, ku çdo vit nga 30 diplomatë do të përfitojnë në mësimin e gjuhës frënge, ndërkaq nga 3 prej tyre çdo vit do të trajnohen në fusha të ndryshme në Paris”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











