Lajme
Ronaldo do të largohet nga Juventusi nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të largohet nga Torino nëse Zonja e Vjetër humb shansin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, sipas Tuttosport.
Juventus, Milan, Atalanta dhe Napoli duket se luftojnë për tri vendet pas Interit, derisa thashethemet në lidhje me të ardhmen e portugezit vazhdojnë në mediat italiane.
Reagimi pas vërshëllimës së fundit në fitoren 3-1 kundër Genoas ka shkaktuar thashetheme të reja të pakënaqësisë dhe Tuttosport pretendon se 36-vjeçari do të largohet nga klubi nëse Juventusi nuk përfundon në top katër skuadra e para në Serie A këtë term.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ende synon titullin Capocannoniere në ligën italiane dhe synon të marrë trofeun e Kupës ë Italisë, por Zonja e Vjetër aktualisht është 12 pikë prapa udhëheqësit Interit me tetë ndeshje të mbetura dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales nga Porto.
Ronaldo ka qenë i lidhur me një rikthim në Manchester United ashtu edhe në Real Madrid në javët e fundit, por La Repubblica theksoi se veterani do të ulet për të diskutuar të ardhmen me menaxherët e Juventusit pas sezonit.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













