Lajme
Edhe një natë me trazira në Mineapolis, SHBA
Nata e dytë me trazira kaloi në qytetin Mineapolis të Shteteve të Bashkuara, ku policia qëlloi për vdekje një afrikano-amerikan.
Shefi i policisë së qendrës Bruklin, Tim Gannon, tha se policja aksidentalisht qëlloi dhe vrau 20-vjeçarin Daunte Wright, pasi nxori pistoletën në vend të armës me elektroshok.
Policia publikoi pamjet e kamerave nga incidenti i 11 prillit, ku shihet se Wright ndalohet për një shkelje trafiku dhe pastaj pason përleshja me policinë.
Kur oficerët përpiqen ta prangosin Wrightin, ai përpiqet të ikë me makinë.
Një police grua dëgjohet duke thënë: “Në djall, e kam qëlluar”, por fillimisht dëgjohet duke kërkuar armën me elektroshok.
“Oficerja nxori pistoletën në vend të armës me elektroshok”, tha Gannon në një konferencë për shtyp.
“Ishte një shkrepje aksidentale që rezultoi me vdekjen tragjike të Wrightit. Nuk mund të them asgjë për të zvogëluar dhimbjen e familjes së tij”, tha Gannon.
Policja u identifikua më vonë si Kim Potter, e cila ka punuar për policinë e qendrës Bruklin për 26 vjet.
Incidenti shkaktoi protesta për të dytën natë me radhë, me gjithë orën policore dhe gjendjen e jashtëzakonshme, të shpallur nga autoritetet.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë turmat, disa prej të cilave plaçkitën dyqanet. Sipas mediave lokale, rreth 20 biznese u thyen.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se vrasja është “tragjike”, por paralajmëroi kundër trazirave të dhunshme, të tilla si ato që përfshinë SHBA-në vitin e kaluar, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e një polici në Mineapolis.
“Mendoj se duhet të presim dhe të shohim se çfarë tregojnë hetimet”, u tha Biden gazetarëve.
“Ndërkohë, dua ta bëj të qartë sërish: nuk ka absolutisht asnjë justifikim, asnjë, për plaçkitje. Protestat paqësore janë të kuptueshme”, shtoi ai.
Më vonë, Biden shkroi në Twitter: “Sot mendoj për Daunte Wrightin dhe familjen e tij, si dhe për dhimbjen, zemërimin e traumën që Amerika me ngjyrë përjeton çdo ditë”.
“Derisa presim një hetim të plotë, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të ecur përpara: të rindërtojmë besimin dhe të sigurojmë përgjegjësisë, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin”, tha presidenti amerikan. /Evropaelire
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












