Lajme
Më shumë se 2 milionë vaksina të kryera në Austri
Ndonëse numri i infeksioneve të reja në Austri vazhdon të jetë i madh, në anën tjetër shteti austriak ka ndezur “turbon” për vaksinimin e popullatës. Vetëm gjatë ditës së premte, më shumë se 70 mijë persona janë vaksinuar, shkruan albinfo.at
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një rekord të ri të vaksinimit në luftën kundër koronavirusit. Të premten, 77,736 persona janë vaksinuar në Austri, shifër kjo e cila tejkaloi ndjeshëm nivelin e mëparshëm ditor të ditës së enjte, kur për herë të parë tejkaloi numrin e 60,000 vaksinave të dhëna brenda një dite. Të shtunën Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tash janë kryer rreth 2.025 milionë vaksina anti-Covid në Austri, njofton krone.at, përcjell albinfo.at.
Fokusi vazhdon të qëndrojë te personat mbi moshën 65 vjeç
Nga 77,736 personat e vaksinuarve gjatë ditës së premte, 45,359 persona kishin marrë dozën e parë të vaksinës mbrojtëse, 32,377 kishin marrë tashmë të dytën, e nevojshme për imunizimin e plotë. Persona mbi moshën 65 vjeç, 43.17 për qind kanë marrë thurjen e parë.
Fushata austriake e vaksinimit aktualisht po përqendrohet në këtë grupmoshë dhe tek pacientët me rrezik të lartë.
Megjithatë, numri i infektuarve mbetet i lartë
Në 24 orët e fundit (që nga e shtuna, ora 9.30 e mëngjesit), saktësisht janë regjistruar në Austri 3.139 infeksione të reja. Numri i pacientëve me kujdes intensiv po rritet gjithashtu.
Në anën tjetër, një studim i publikuar gjatë ditës së premte, tregoi se gjysma e popullatës në Austri, pra çdo i dyti, nuk ka bërë asnjëherë test të koronavirusit apo shumë rrallë, edhe pse të gjitha janë falas dhe testimi dhe rezultati mund të dal brenda 15 minutave.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së premte, vaksinën e ka marrë edhe presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












