Uncategorized
Për 11 orë mbi 5 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri
Qeveria e Kosovës këtë javë nxori masat e reja për mbrojtje nga COVID-19, e një nga masat ishte edhe mbyllja e gastronomisë si dhe e qendrave tregtare.
Në vendimin e Qeverisë po ashtu është bërë e ditur edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, mirëpo në vendim nuk është marrë ndonjë masë ndaluese apo kërkesë për të pajisur me test negativ PCR për qytetarët që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas.
E për këtë që nga mbrëmja e së enjtes, mbi pesë qytetarë nga Kosova ia kanë mësyrë Shqipërisë, pasi sot në vend është edhe ditë pushimi, shënohet 13-vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë.
“Po jua përcjell të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











