Lajme
Vitia: AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore tek asnjë i vaksinuar në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të vaksinuarit në Kosovë nuk kanë pasur asnjë efekt anësor deri më tani.
Vitia në një deklaratë për mediat tha se deri më tani ekipi i emergjencave nuk ka pasur raste të ankesave nga personat të cilët janë vaksinuar.
“Te të gjithë qytetarët dhe personeli shëndetësor, vaksina nuk ka pasur asnjë efekt anësor apo efekt të padëshirueshëm që do të mobilizonte epiken mjekësore emergjente. Ata kanë pasur më së paku punë, që është lajm i mirë, pasi vaksina deri më tani te askush nuk ka pasur efekte anësore”, theksoi ai.
Ministri Arben Vitia tha se vaksina është e sigurt dhe ftoi të gjithë qytetarët mbi moshën 80-vjeçare që të lajmërohen dhe të vaksinohen.
“Të gjithë ata që për shkaqe objektive nuk kanë mundur të lajmërohen, apo kanë pasur problem me mbushjen e aplikacionit, do të bëhen ekipe mobile ku për personat e palëvizshëm do të vaksinohen në shtëpi. Deri në arritjen e kontingjentit tjetër, ky proces është shembull si punëtorët shëndetësorë e kanë menaxhuar situatën deri këtu”, u shpreh ai.
Ndërkohë në lidhje me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave anti Covid në Kosovë, Arben Vitia theksoi se ato sipas komunikimeve me COVAX-in, pritet të arrijnë në fund të këtij muaji, ose në fillimin të muajit maj.
“Kontingjenti i dytë pritet të vijë nga fundi i prillit ose fillimi i majit. Këto janë fjalët të cilat i kemi nga COVAX-i. Koha për vaksinimin me dozën e dytë, ashtu siç u shkruan edhe atyre që e kanë marrë vaksinën, pra dozën e parë, është qershori, pra konsideroj se jemi në kohë”, theksoi Vitia, raportojnë mediat kosovare, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










