Lajme
Tre nxënës falsifikojnë SMS-in për koronën: E tërë klasa në karantinë
Si rezultat i shakasë së tyre, 25 persona të gjimnazit Kirschgarten të Bazelit u desh të mbylleshin në karantinë
Një shaka e vogël e nxënësve të Bazelit ka prodhuar pasoja të mëdha: Tre gjimnazistë nga ky qytet dëshironin të qëndronin në shtëpi për disa ditë, por tani ata përballen me kallëzim penal.
Plani i tyre dukej i parrezikshëm: Të falsifikonin një SMS nga zyra kantonale e gjurmimit të kontakteve, i cili konfirmon infeksionin me koronavirus dhe më pas të rrinin në shtëpi, gjegjësisht të mungonin nga shkolla për disa ditë, shkruan watson.ch.
Por, duket se ata nuk ishin të vetëdijshëm për pasojat e gjera që do të kishte ky “projekt” i tyre. Si rezultat i shakasë së vogël të bërë nga ata, 25 persona të gjimnazit Kirschgarten të Bazelit u desh të mbylleshin në karantinë, transmeton albinfo.ch. Mësimi me prani fizike në shkollë u zëvendësua nga mësimi në distancë (online).
Por mashtrimi u zbulua më në fund. Siç shprehet Simon Thiriet nga Departamenti i Edukimit në Bazel, shkolla tani po diskuton rreth masave disiplinore për tre nxënësit problematikë. Ai thotë se “ky është një rast i vështirë. Ne duam dhe duhet ta marrim seriozisht këtë”.
Për më tepër, ende duhen sqaruar aspektet ligjore. Nëse falsifikimi i SMS përbën shkelje e Ligjit të Epidemive, datëherë, sipas Thiriet, ekziston detyrimi i paditjes së falsifikuesve.
Në një rast të ngjashëm me vitin e kaluar, një praktikant qe përjashtuar drejtpërdrejt nga praktika profesionale pas një gënjeshtre për koronën, përcjell albinfo.ch. Por tani nuk duam t’i përjashtojmë nxënësit nga shkolla, thotë Thiriet. Sepse, sipas tij, “duhet të kihet parasysh gjithashtu se të rinjtë aktualisht janë në një pozitë të vështirë”.
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













