Kosova
Urimi i Zvicrës për Kurtin: Falë diasporës, vendet tona janë fort të lidhura
Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për detyrën e kreut të ekzekutivit.
Marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë të bazuara në besim të ndërsjellë, ka shkruar presidenti Parmelin. Ai ka thënë se falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, dy vendet janë të lidhura fort edhe në aspektin njerëzor dhe kulturor. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është interes i yni i përbashkët, prandaj edhe vendi im ka qenë për shumë vite shumë i angazhuar në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e paqes, ka vazhduar letra e tij.
Në fund, Presidenti i Zvicrës ka shkruar se pret që bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve të vazhdojë.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













