Kosova
Kurti: Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë për LVV
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur “panik histerik” reagimin e opozitës dje në Kuvend lidhur me Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky projektligj, ndonëse nuk u votua me procedurë të përshpejtuar, do të votohet me procedurë të rregullt.
“Nëse jo me procedurë të përshpejtuar, ndonëse kemi humbur shumë kohë, atëherë me procedurë të rregullt. Gjithçka në mënyrë ligjore, për ta përmirësuar një ligj kaq të rëndësishëm. Partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit. Se ka aso që nuk u pëlqen ky projektligj ka qenë e pritur, por ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, VV-ja nuk dëshiron zgjedhje të sërishme, por nëse nuk bëhen 80 vota për Vjosa Osmanin, do të bëhen mbi 500 mijë në zgjedhje për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme, sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se projektligj për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe se bazohet në rekomandimet e mëhershme të Avokatit të Popullit.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













