Kosova
Kosovë: Kryesia procedon amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet në qeveri
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri.
Ndryshe, inicimi i Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.
AAK, LDK dhe PDK e kanë cilësuar të ngutshme këtë iniciativë dhe kanë thënë se nuk do ta përkrahin.
Po ashtu reagime ka pasur edhe nga OJQ-të.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











