Shqipëria
Dy vdekje në Shqipëri pas vaksinës kineze, mjeku kërkon ndërprerjen e procesit
Një 74-vjeçare nga Berati ka humbur jetën një ditë pasi mori vaksinën kineze Sinovac.
Sipas ekspertëve, e moshuara që vuante nga hipertensioni, pësoi trombozë.
Ndërsa një 88-vjeçar nga Tirana humbi jetën dy ditë pas vaksinës kineze. Ai mësohet se pati probleme me mushkërinë dhe pamjaftueshmëri me frymëmarrjen.
Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se vaksina “nuk është shkak i humbjeve të jetës dhe se jo çdo vdekje pas vaksinimit ka lidhje me të”, raporton A2News.
Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Frankfurt, mjeku Erion Dasho, ka kërkuar që të ndërpritet vaksinimi në Shqipëri me vaksinën kineze kundër COVID-19, CoronaVac, pas vdekjes së dy personave që kanë marrë këtë vaksinë.
Dasho me një postim në Facebook i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë çështje.
“Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac, derisa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë”, tha ai.
“Kjo thirrje nuk ka aspak për qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm, siç është imunizimi ndaj COVID. Thjesht, është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të farmakoviligjencës. Dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarve është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm. Mbetem i hapur për të komunikuar me përfaqësues të ministrisë dhe komitetit lidhur me rastin që kam investiguar personalisht”, ka shkruar Dasho në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












