Uncategorized
Ridvan Berishën e suspendojnë nga RTK-ja pas deklaratës së tij
Gazetari Ridvan Berisha njofton se është suspenduar nga puna, e për këtë e bën fajtor ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.
Berisha ka përmendur edhe disa kolegë të tij në RTK që, sipas tij, kanë ndikuar në suspendim.
“Ne ekran s’do te jem për sa kohë që komisini disiplinor ta trajtojë çështjen e persekutimit, ju e znj. Osmani e tifozët toksikë tuaj natyrisht që festojnë”, shkruan ai, ndër të tjera, në Facebook.
Para pak ditësh, Ridvan Berisha e kishte mbyllur edicionin e emisionit e tij “Debat” të martën, me një mesazh drejtuar Albin Kurtit, kryeministrit të ri të Kosovës. Berisha deklaroi se nuk do ta thërrasë shefin e ri të qeverisë për ta intervistuar në emisionin e tij.
“Nesër nuk do të shihemi nga kjo studio, e as pasnesër. Në fakt, jo pse kështu ka vendosur menaxhmenti im, por sepse nesër dhe pasnesër kemi futboll. Ndoshta vendos ekipi i Kurtit, por unë nuk e thërras z. Kurti që të jetë në këtë studio, sepse ftesa mund të japë leksionin edhe të oportunizmit, e ekipi i tij e di fare mirë këtë punë. Po deshën të më njoftojnë, e dinë numrin tim, unë i pres në studio”, ka thënë Berisha.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen mbeshtetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne diten e pare qe ju e moret ta udheheqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gezoheni pa mase ketij suspendimi, siç keni bere fushate te tmerrshme linçuese vite me pare kunder meje.
Uroj qe keta kalkulante te jene ne tavolinen tuaj per shperblim, nje pune ta mbaruan nen kalkulimin e qarte se e meritojne t’i mbajne pozitat. Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne. Por por Kabashet e Veliajt e Kastratet e disa servile, anetare bordi te RTK duhet ta dijne se sulmet, siç ishte ai i z Thaçi vite me pare duke ma heqe emisionin, edhe kjo drame teatrale kunder meje nen pritjet per kalkulim me ju, e kane nje epilog, do t ‘me japin vetem force e imunitet.
Turp ju qofte more te padinjitetshem!
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











