Lajme
Shqiptarja, kandidate në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Bellizona-s
Shqiptarja Lindita Osmani Durmishi, e cila jeton dhe punon në Zvicër, kandidon në zgjedhjet e 18 prillit për Këshillin Komunal të Bellizona-s, në kantonin Ticino, Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Lindita ka përfunduar studimet në Ekonomi dhe Menaxhim si dhe është duke përfunduar Masterin në Administrim Biznesi.
Punon si accounting manager dhe këshilltare për çështjet ekonomike për disa kompani prestigjoze në Zvicër. Ajo që nga viti 2007 është edhe përkthyese e gjuhës italiane.
Postimi i plotë i saj
Të nderuar/a bashkatdhetarë/e te komunes së Bellinzon-ës,
Zgjedhjet e 18 prillit po afrohen dhe dokumentet zgjedhore veçse kanë arritur.
Për t’u njohur më tepër, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e radhës, ku do të keni mundësi të bisedoni me mua në cilësinë e kandidates, me “municipale”- kryezyrtarin e dikasterit të shërbimeve sociale, Zotëri Giorgio Soldini, presidenten e PPD Bellinzona, avokaten e mirënjohur Sara Gianoni Pedroni si dhe dy asamblistët e legjislaturës së kaluar, zotëri Ivan Ambrosini dhe Gabriele Pedroni.

E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













