Lajme
Fakte interesante për Austrinë
Austria është një nga vendet më të pëlqyera për të jetuar, për njerëzit nga e gjithë bota. Kjo për shkak të standartit të jetesës dhe mundësive të mira për punë dhe karrierë. Por, a keni ditur disa fakte interesante për Austrinë?
Austriakët e duan kafenë
Kafeja është një nga pijet më të preferuara të austriakëve. 86.4 për qind e tyre e konsumojnë kafe. Austriakët pinë mesatarisht, rreth 2 filxhanë kafe në ditë. Tri të katërtat (76%) e kësaj konsumohen si pije e nxehtë në mëngjes. Në total, konsumohen 162 litra për person në vit.
Kafeja më e preferuar në Austri është Melange.
Kartolinat e para u prodhuan në Austri
Fillimisht, ato u përdorën si një zgjidhje e thjeshtë dhe e lirë për dërgimin e mesazheve, pa qenë nevoja të shkruhej një letër. Kartolinat e para u dërguan në vitin 1869.
Shqiptarët ndërtuan në Grac shtatoren e femrës së parë që fitoi çmimin Nobel për Paqe
E dinit, që femra e parë që fitoi çmimin Nobel për Paqe ishte austriake dhe quhej Bertha von Suttner? Ajo ishte një pacifiste, luftëtare e paqes, shkrimtare. Ajo u bë femra e parë e cila u nderua me çmimin Nobel për Paqe më 1905. Si shenjë nderimi për popullin mik austriak, më 9 qershor të vitit 2017, Shoqata Shqiptare “Nënë Tereza” në Grac bashku me komunitetin shqiptar kanë promovuar shtatoren e Bertha von Sutter në një shkollë të Gracit e cila mban të njëjtin emër. Vepra madhështore është punuar nga skulptori ferizajas, Agon Qosa.
Pallati Schönbrunn ka 1,441 dhoma
Pallati Schönbrunn është një kompleks i madh në Vjenë, që përfshin një zonë parku dhe një kopsht zoologjik. Schönbrunn ose Schloß Schönbrunn ishte vendbanimi kryesor veror i perandorëve austriakë të dinastisë Habsburg.
Pallati ka 1441 dhoma, 40 prej të cilave mund t’i vizitoni dhe studioni në detaje. Në secilën prej tyre mund të shihni se si jetonte familja perandorake. Por së pari ju duhet të merrni një udhëzues audio (në disa gjuhë të ndryshme)dhe një hartë të dhomave të pallatit.
Makina qepëse u shpik nga austriaku Josef Madersperger
Krijimi i makinës qepëse daton në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të. Makineritë e para të qepjes ndryshonin në atë që kopjuan plotësisht metodën e qepjes manuale. Por në vitin 1814, rrobaqepësi austriak Jozef (Joseph) Madersperger krijoi një gjilpërë me një vrimë në majë të një prej skajeve. Jozef Madersperger konsiderohet edhe si shpikësi i makinës qepëse.
Arnold Schwarzeneger është lindur dhe rritur në Austri
Arnold Alois Schwarzeneger është lindur me 30 korrik 1947 në Thal, Steiermark të Austrisë. Është një aktor austriako-amerikan, publicist, sipërmarrës, dhe ish-politikan amerikan. Në moshën 21-vjeçare u shpërngul nga Austria për të vazhduar ëndrrën e tij në Amerikë. Arnoldi fitoi shtatë herë si “Mister Olypia” në Bodybuilding dhe më pas mori famë ndërkombëtare përmes filmave të shumtë të Hollivudit – veçanërisht me filmat “Terminatori”.
Nga viti 2003 deri në vitin 2011 ai ishte guvernator i 38-të i Kalifornisë. Në një film dokumentar të prodhuar nga mediat austriake për jetën dhe karrierën e tij, ai kishte deklaruar: “Secili fëmijë i ka këto ëndrra: Të jetë një herë në jetë i pasur, i famshëm dhe herët apo vonë të udhëtojë për në Amerikë”.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja


















