Uncategorized
KMSHZ, xhamia dhe islamshop-i distancohen nga libri problematik
“Ne dhe xhamia distancohemi nga librat që mbështesin ekstremizmin. I përkasim Islamit të moderuar, jetojmë të qetë këtu dhe duam të vazhdojmë kështu"
Një libër me udhëzime për besimin mysliman në gjermanisht, i cili shpjegon se si burrat duhet t`i ndëshkojnë gratë e tyre, dhe që proklamonte vrasjen e kundërshtarëve të Muhamedit, është bërë temë debati në mediat zvicerane këto ditë. Ndërkohë, operatori i Islamshop-it, që e kishte vënë këtë libër në shitje, tashmë e ka hequr atë nga asortimenti.
“Ne e dënojmë thellësisht përmbajtjen e librit dhe menjëherë kemi ndaluar shitjen e tij”, është shprehur kreu i Islamshop-it për 20 Minuten. Libri nuk do të shitet më në të ardhmen dhe librat do t’i kthehen shitësit në Gjermani.
Siç ka raportuar “Tages-Anzeiger”, dyqani në internet operohet nga një xhami në Cyrih-Seebach. Kreu i Islamshop-it kundërshton këtë, transmeton albinfo.ch. “Xhamia nuk ka asnjë lidhje me shitjet nga dyqani”.
Pronari i dyqanit është FRI Swiss GmbH, e cila ka marrë me qira paradhomën e xhamisë dhe prej aty operon dyqanin. Ai thekson: “Ne dhe xhamia shprehimisht distancohemi nga librat që mbështesin ekstremizmin. Ne i përkasim Islamit të moderuar, jetojmë të qetë këtu dhe duam të vazhdojmë kështu”.
Policia e Qytetit të Cyrihut thotë për gazetën se aktualisht po shikojnë nëse përbën vepër penale përmbajtja ose shpërndarja e librit.
Ndërsa në Komunitetin Mysliman Shqiptar në Zvicër, të pyetur nga 20 minuten, thonë se nuk kishin njohuri mbi librin.
“Si shpërndarësi, ashtu edhe xhamia tani janë distancuar qartë nga përmbajtja e librit. Ne jemi në kontakt me xhaminë dhe duam të sqarojmë rastin, gjithashtu për t’i bërë ata të vetëdijshëm për këtë në mënyrë që raste të tilla të parandalohen në të ardhmen”, përcjell albinfo.ch.
Më tej në përgjigje thuhet: “Përmbajtja e librit nuk korrespondon me kuptimin tonë të Islamit. Ne mbështesim praktikimin jo të dhunshëm të fesë dhe barazin për gratë dhe burrat në të gjitha fushat e jetës”.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










