Futboll
Zvicra fton tre futbollistë shqiptarë
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka publikuar të premten listën prej 23 futbollistëve për ndeshjet e këtij muaji, transmeton albinfo.ch.
Në listën e tij, Petkoviq ka ftuar tre futbollistë shqiptarë: kapitenin Granit Xhaka (Arsenal) dhe Xherdan Shaqirin (Liverpool) e Admir Mehmedin (Wolfsburg).
Zvicra grumbullimin do ta nisë të hënën kurse këtë muaj, do t’i luajë tri ndeshje: dy në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe një miqësore.
Më 25 mars, Zvicra luan në udhëtim kundër Bullgarisë kurse tri ditë më vonë e pret Lituaninë.Të dyja këto ndeshje, i takojnë Grupit C kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.
Ndërsa, më 31 mars, zviceranët do ta zhvillojnë ndeshjen miqësore kundër Finlandës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











