Lajme
Weber: Dialogu i Brukselit është kthyer në kah të kundërt
Weber tha se përparimi është i mangët, derisa Serbia fitoi më shumë
Bodo Weber, bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se dialogu i Brukselit filloi mirë në vitin 2011, por që vitet e fundit ai është kthyer në kah të kundërt.
Weber tha se tani më takimet nuk janë historike dhe përparimi është i mangët, raportojnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.
“Serbia mori hapjen e negociatave të parapranimit, Kosova Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian, por rruga drejt integrimit në BE është bllokuar. Është bërë normale që zyrtarët e të dy vendeve të takohen rregullisht dhe se nuk është më ‘historike’”, tha ai.
Weber shton se “e njëjta histori është me të ashtuquajturin integrim të serbëve të Kosovës”.
“Nëse e shikonim atë sipërfaqësisht, atëherë në rast se Serbia fitoi më shumë dhe Kosova pak më pak, serbët e Kosovës janë ende dëmi më i madh kolateral i krizës në dialog”, tha ai.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











