Koronavirusi: çast pas çasti
“Pasaporta e vaksinës”, a do të shpëtohet vera
BE është tashmë në punë për të kryer këtë projekt dhe për të rivendosur mundësinë e udhëtimit
Për të lehtësuar rifillimin e turizmit dhe për të inkurajuar udhëtimet, veçanërisht në funksion të sezonit të verës, Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e krijimit të një lloj pasaporte dixhitale që lejon udhëtimet duke shmangur karantinën.
BE është tashmë në punë për të kryer këtë projekt dhe për të rivendosur mundësinë e udhëtimit, siç u njoftua nga Komisioneri Evropian i Drejtësisë Didier Reynders, vetëm për ata që janë të vaksinuar, negative ose të rikuperuar ndaj Covid-19, saktësisht përmes kësaj pasaporte dixhitale.
Ky është një propozim i ndryshimit legjislativ, prandaj është e nevojshme të aktivizohet procedura e parashikuar në mënyrë që të arrihet miratimi i saj.
Duke pasur parasysh afatin e ngushtë, duket se Komisioni synon të shpalosë përpara dhe t’i japë një shtysë projektit për ta bërë atë konkret (përmes letrës ose mënyrës dixhitale) që nga qershori i ardhshëm.
Dokumenti, i cili është ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha Shtetet Anëtare, do të konsiderohet i vlefshëm për çdo lloj vaksine të ligjshme të disponueshëm në treg, siç ka shpjeguar më tej Komisioneri Evropian i Drejtësisë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Alarmi i privatësisë
Megjithëse ky është një sistem i krijuar për të rifilluar turizmin në nivelin e BE-së, pas mbylljeve dhe kufizimeve të shumta të vendosura nga qeveritë kombëtare, një problem i mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të BE-së ka filluar të shfaqet. Alarmi ngrihet nga Garantuesi, i cili tërheq vëmendjen për nevojën e respektimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale pasi mundësia e mos respektimit mund të sjellë pasoja të cilat kanë të bëjnë me diskriminim, shkeljen dhe shtypjen e paligjshme të lirive kushtetuese.
Prandaj, ka të ngjarë që të kërkohet një bazë ligjore kombëtare për të krijuar pasaportën e Komunitetit në mënyrën më të mirë të mundshme: “Përdorimi në çdo formë, nga njësitë publike dhe subjektet private që ofrojnë shërbime për publikun, të aplikacioneve dhe lejeve të destinuara për dallimin e qytetarëve të vaksinuar nga qytetarët e pavaksinuar do të konsiderohet i paligjshëm. Dhe çështja do të jetë subjekt i një raporti të ardhshëm në Parlament”, shpjegon Garantuesi i Privatësisë në njoftimin zyrtar për shtyp.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













