Lajme
BE do të marrë 10 milionë doza shtesë të vaksinës BioNTech-Pfizer
Në një njoftim zyrtar, Komisioni Evropian (KE) theksoi se ka arritur marrëveshje me BioNTech-Pfizer për të marrë 10 milionë doza shtesë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përcjell albinfo.ch.
Vendet anëtare të BE-së do të marrin mbi 200 milionë doza të vaksinës në tremujorin e dytë të vitit 2021.
“Këto doza do të tërhiqen nga opsioni i 100 milionë dozave në kontratën e dytë me BioNTech-Pfizer, të parashikuar për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2021”, tha Komisioni në një njoftim.
Po ashtu, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se dozat shtesë “u jep hapësirë shteteve anëtare për të manovruar dhe ndoshta për të mbushur boshllëqet në dërgesa”.
“E di se sa kritike është tremujori i dytë për hapjen e strategjive tona të vaksinimit në shtetet anëtare. Këto 10 milionë doza të përshpejtuara do të sjellin dozat totale të BioNTech-Pfizer në tremujorin e dytë deri në mbi 200 milionë”, tha ajo.
Bashkimi Evropian ka një marrëveshje prej 600 milionë dozave me BioNTech-Pfizer, duke përfshirë opsionet.
BE-ja deri më tani ka aprovuar përdorimin e vaksinave BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe së fundmi Johnson & Johnson.
Nga ana tjetër, procesi paraprak i vlerësimit të vaksinave të zhvilluara nga Novavax, Curevac dhe vaksina Sputnik V e Rusisë vazhdon. /Albinfio.ch
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











