Lajme
Java kundër racizmit 2021 në Zvicër
Java Kundër Racizmit zhvillohet çdo vit nëpër disa kantone zvicerane rreth 21 marsit. Tradicionalisht, ajo shënohet me shumë manifestime të ndryshme, të cilat kujtojnë të gjithë për rëndësinë e luftimit dhe parandalimit të racizmit dhe diskriminimit racor.
Në funksion të situatës aktuale shëndetësore, disa kantone ose komuna kanë zgjedhur të anulojnë ose të shtyjnë manifestimet e planifikuara për muajin mars. Të tjerët, Javën Anti-Racizëm kanë zgjedhur të zhvillojnë në një formë të përputhshme me COVID, raporton Albinfo.ch.
Nga 15 deri më 23 mars 2021 Zyra e Lozanës për Emigrantët dhe partnerët e saj institucionalë dhe shoqërues ju ofron një program të pasur, shumica e të cilave janë në internet.
Lidhur me këtë, i deleguari për integrim i Qytetit të Lozanës, Bashkim Iseni, ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror frankofon zviceran RTS, me të cilën ka shpjeguar se si të parandalohet racizmi në Zvicër.
Në vazhdim mund ta ndiqni intervistën në fjalë:
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














