Lajme
Mërgimtari nga Zvicra brenda një dite doli pozitiv dhe negativ në dy laboratorë të ndryshëm në Kosovë
Mërgimtari nga Zvicra është shprehur për Albinfo.ch, se brenda një dite të vetme, është testuar dy herë, në dy laboratorë të ndryshëm duke dalur një herë pozitiv dhe një herë negativ.
Të shumtë janë mërgimtarët të cilët po shprehin pakënaqësi për paskatësi në laboratorët e Kosovës rreth testit pozitiv apo negativ me virusin Covid, transmeton albinfo.ch.
Kreshnik Gashi, mërgimtar nga shteti i Zvicrës është shprehur për Albinfo.ch, se brenda një dite të vetme, është testuar dy herë, në dy laboratorë të ndryshëm duke dalur një herë pozitiv dhe një herë negativ.
“Në spitalin e Prizrenit dola pozitiv, për PCR dhe po në atë ditë e bëra testin në një laborator në qytetin e Rahovecit dhe dola negativ. Problemi është se mezi vendosa për shkak të procedurave të Covid-it për ta vizituar familjen dhe shteti i Kosovës prapë më zhgjënjeu” shprehet ai në një prononcim për albinfo.ch.
Ai e quan gjithë këtë, një manipulim me mërgimtarët, ku përfshinë edhe agjencionet për qëndrimet e tyre të luhatura rreth të drejtës për udhëtim.
“Për ne si diasporë është një manipulim. Asnjë agjension nuk e thotë se si është realiteti sa i përket PCR testit. Në një agjension në Prizren më thanë se nuk pranojnë këtë test, sepse vetëm 4 laboratore janë të lincencuara në Kosovë për testin PCR, gjë që nuk është e vertetë, sepse unë po me të njëjtin test fluturova me datën 28.02.2021. pa asnjë problem. Gjithashtu më është konfirmuar edhe nga Aeroporti i Prishtinës, që testi që bëra nga ky laborator vlen” bëri të ditur Gashi.
Mërgimtari shqiptar, shprehet se e gjithë kjo po bëhet për interesa personale dhe përfitime të njëanshme.
“Kjo pakënaqësi vjen për shkak se për interesa personale, që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për përfitime”, tregon ai. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











