Sport
Angli: Finalja e Kupës FA do të luhet para 20 mijë tifozëve
Finalja e Kupës FA – një moment kryesor i sezonit të futbollit në Angli – do të luhet para 20,000 mijë tifozëve, ka thënë qeveria, transmeton Albinfo.ch.
Sunday Telegraph gjithashtu raporton këtë mëngjes se Kampionati Botëror i Snooker do të “fillojë” kthimin e sportit të spektatorëve, ndërkohë që rastet me koronavirus bien dhe bëhet përshpejtimi i vaksinimeve.
Ministrat e Qeverisë së Anglisë thanë të provonin një numër ngjarjesh në gjithë vendin me audienca me madhësi të ndryshme, për të siguruar që ngjarjet të mund të rihapen në mënyrë të sigurt.
Finalja e Kupës FA në Wembley më 15 maj do të jetë ngjarja më e madhe me turma në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë dhe do të jetë një provë thelbësore e aftësisë së Britanisë që të presë më shumë ndeshje për finalet e futbollit Euro, të cilat fillojnë më 11 qershor.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka thënë se Britania tashmë për shkak të organizimit të një numri ndeshjesh si pjesë e turneut, mund të presë ndonjë ndeshje shtesë.
Oliver Dowden, sekretari i Kulturës, tha këtë fundjavë:
“Këto ngjarje testuese do të jenë thelbësore për të gjetur mënyra për t’i rikthyer fansat dhe audiencat në mënyrë të sigurt pa distancime shoqërore. Ne do të drejtohemi nga ekspertët e shkencës dhe mjekësisë, por do të punojmë drejt për ta bërë atë të ndodhë”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












