Shqipëria
Sot fillon vaksinimi i të gjithë mësimdhënësve në Shqipëri
38 400 dozat të reja kanë arritur në ditën e djeshme të vaksinës AstraZeneca, me të cilat do të fillojë menjëherë vaksinimi mësuesve e pedagogëve, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku mbërritën vaksinat “AstraZeneca”.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se prej sot do të nisin vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve, duke i kthyer shkollat në pika vaksinimi, në një pjesë të konsiderueshme të të gjithë vendit.
Rama paralajmëroi edhe ardhjen e dozave të tjera të vaksinave anti-COVID.
“Së shpejti do të vijë një sasi më e konsiderueshme. Me kompaninë ‘Astrazeneca’ do të vijnë edhe rreth 60 mijë doza që do të jenë këtu në muajin prill dhe po ashtu me ‘Pfizer’ kemi 30 mijë doza të tjera që vijnë gjithashtu në prill”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se, “ideja është të kemi një vaksinim të gjerë për të thyer sa më shumë zinxhirin e infektimeve duke lehtësuar ndjeshëm sezonin turistik”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














