Futboll
Elseid Hysaj mund të kalojë tek ekipi i madh evropian

Elseid Hysaj është në javët e fundit të eksperiencës së tij 5-vjeçare me fanellën e Napolit.
Këtë e konfirmon menaxheri i mbrojtësit shkodran, Mario Giuffredi, që në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se diskutimet për rinovim janë ndërprerë prej javësh.
“Me Napolin është mbyllur gjithçka dhe në fund të sezonit do të vijë zyrtarisht divorci. Një nga klubet me të cilët po flasim është edhe Paris Saint Germain. Kam diskutuar me Leonardon këto ditë dhe është një mundësi, por nuk ka ende asgjë konkrete. Në fund të sezonit do të vlerësojmë alternativat me qetësi”, deklaroi menaxheri i mbrojtësit.
I pyetur nëse skenarët mund të ndryshojnë me një rikthim të mundshëm të Maurizio Sarrit në pankinën e Napolit, Giuffredi konfirmoi se kjo është e vetmja mënyrë për të parë akoma Hysajn të luajë në “Diego Armando Maradona”.
“Nëse Sarri rikthehet në pankinën e Napolit, atëherë gjërat mund të ndryshojnë, por gjithmonë nëse nuk kemi firmosur me ndonjë klub tjetër. Unë jam menaxher i Hysajt dhe kam detyrimin të çoj përpara diskutimet e nisura që në muajin janar, ndaj mund të kemi gjetur një klub tjetër para fundit të sezonit”, deklaroi italiani.
Hysaj iu bashkua Napolit në verën e 2015-ës, bashkë me trajnerin Maurizio Sarri dhe në 6 sezone me fanellën e kaltër, numëron 193 ndeshje të luajtura, gjatë të cilave ka shënuar vetëm një gol.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor