Shqipëria

16 të vdekur e 681 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se gjatë ditës së sotme janë shënuar 681 raste me COVID-19 ndërkohë që 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 3340 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimit, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë shënuar në total: 116, 123 raste pozitive nga 504,493 testime. Po ashtu që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 2018 persona, janë shëruar 79 mijë e 131 ndërkaq rastet aktive janë 34 mijë e 974.