Tematike
Qeveria tregon hapat e zbutjes: A do të hapen tarracat më 22 mars?
Këshilli Federal do të vendosë më 19 mars për hapjen e pritshme të 22 marsit. Por e gjitha varet nga situata epidemiologjike
Nga 22 marsi, në Zvicër mund të priten hapa të mëtejmë drejt zbutjes së masave të koronës. Por këta hapa do të merren gjithmonë në varësi të situatës epidemiologjike.
Lidhur me këtë, Këshilli Federal ka dërguar në kantone për konsultim disa propozime masash në këtë drejtim, shkruan srf.ch.
Nëse situata epidemiologjike lejon, që nga 22 marsi duhet të jenë përsëri të mundshme por me kufizime, aktivitetet me publik, takimet në shtëpi me dhjetë persona si dhe aktivitetet sportive dhe kulturore në grupe.
Ndërkohë, presidenti federal, Guy Parmelin dhe ministri i shëndetësisë, Alain Berset janë duke i prezantuar hapat e propozuar të qeverisë në konferencën për media që po mbahet në Bernë.
Këshilli Federal do të vendosë më 19 mars për këta hapa, transmeton albinfo.ch. Se kur dhe në çfarë forme mund të zhvillohet hapi i dytë i zbutjes së masave është ende e hapur për shkak të situatës së brishtë epidemiologjike.
- Takime private në shtëpi: 10 persona lejohen përsëri brenda me familjen dhe miqtë.
- Ngjarje me një audiencë: jashtë me 150 persona (si për shembull ndeshje futbolli), ndërsa brenda, me 50 persona (kinema). Përveç kësaj, ekziston një kufizim në maksimumin e një të tretës së kapacitetit të objektit ku zhvillohet aktiviteti. Është e detyrueshme ulja dhe mbajtja e maskës.
- Restorantet duhet të jenë në gjendje të hapin përsëri tarracat.
- Sporti dhe kultura: për të rriturit në amatorizëm, gjithashtu, për individë ose për grupe deri në 15 persona. Por gjithsesi duke mbajtur distancë dhe duke vendosur maskën, kur është e mundur.
- Mësimi me prani fizike në universitete duhet të jetë përsëri i mundur, por i kufizuar në grupe prej 15 personash si dhe duke mbajtur maskën dhe distancën.
- Shtëpitë e të moshuarve: Heqja e detyrimit për vënie të maskës për banorët e vaksinuar.
- Ndryshimi i detyrimit të karantinës: Personat e vaksinuar që kanë pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv nuk duhet të mbahen në karantinë.
- Këshilli Federal ka vendosur përfundimisht që do të marrë përsipër kostot e të gjitha testeve të shpejta, duke fillluar nga 15 marsi, përfshirë edhe ato të njerëzve asimptomatikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












