Lajme

Zvicra regjistron 1333 raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit, 1,333 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 33,281, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 4 përqind.

BAG gjithashtu raporton 11 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 69 persona shtesë u shtruan në spital.