Lajme

1491 raste të reja me Covid në Zvicër dhe 14 të vdekur, gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit 1491 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 32,557, ndërkohë shkalla e pozitivitetit është 4.6 për qind.

BAG gjithashtu raporton 14 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 41 persona shtesë u shtruan në spital. /Albinfo.ch