Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermani: Teste të shpejta që mund t’i bëni në shtëpi
Në të ardhmen të gjithë do të mund të përdorin një test të shpejtë për të përcaktuar vetë nëse janë infektuar me virusin Corona. Ministri i Shëndetësisë, Spahn, shpreson që përdorimi i testeve do të fillojë shpejt

Në Gjermani është lejuar për herë të parë që personat të bëjnë teste vetë, për të verifikuar nëse janë infektuar me virusin Corona apo jo. Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (BfArM) kumtoi se janë dhënë miratimet speciale për tri produkte. Deri tani ekzistojnë vetëm teste të shpejta për zbulimin e një infeksioni me virusin Corona, të cilat kryhen nga stafi i trajnuar mjekësor. Ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, deklaroi për televizionin gjerman ZDF se testet do të mund të blihen në të ardhmen edhe në dyqane. Spahn mendon se këto teste do të mund të futen në përdorim në javën e parë të marsit, transmeton DW, përcjell albinfo.ch.
Tek tri llojet e testeve të deritanishme provat janë marrë nga goja apo nga hunda, deklaroi Instituti me seli në Bon. Sipas studimeve të publikuara nga prodhuesit, këto teste në të ardhmen do të mund të bëhen edhe nga personat që nuk janë ekspertë apo nuk janë stërvitur për testime.
Para dhënies së një licence të veçantë për teste të tilla, Instituti Federal kontrollon jo vetëm funksionimin teknik të tyre. Por shtrohet edhe pyetja nëse testi mund të përdoret në mënyrë të sigurt nga personat që nuk janë trajnuar për këtë. Kjo përfshin edhe udhëzime dhe shpjegime të kuptueshme për secilin, se si funksionojnë këto teste, u tha paraprakisht. Prej datës 12 shkurt, në Institutin Federal kanë mbërritur rreth 30 kërkesa për licencimin dhe lejen e përdorimit të testeve të ndryshme.
Ndërsa mënyrën e rregullt të nxjerrjes së produkteve mjekësore në treg, e përcakton CE përmes organeve të veta të certifikimit. Pavarësisht nga lejet e posaçme, Instituti Federal priste edhe teste të mëtejshme antigjene për përdorim të rregullt.
Krahas vaksinave testet e shpejta janë një prej shtyllave më të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kjo çështje ka fituar në peshë kohët e fundit, pas përhapjes së shpejtë të variantit akoma edhe më ngjitës të Coronës, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, por edhe për shkak të hapjes së kopshteve dhe shkollave.
Testet e shpejta ndaj virusit Corona janë lejuar të përdoren edhe nga personeli jomjekësor pas një trajnimi, prej datës 2 shkurt. Ministri Spahn fillimisht kishte njoftuar se testet e shpejta pa pagesë do të lejohen prej datës 1 mars dhe se ato do të mund të bëhen në qendrat për testime, tek mjeku i shtëpisë apo në farmaci. Por tani është vendosur që çështja e testeve të shpejta të trajtohet në samitin e ardhshëm të kancelares Merkel me kryeministrat e landeve, i cili do të mbahet më 3 mars.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri