Shqipëria
Shqipëria do të pranojë 8,190 doza të vaksinave Pfizer
Shqipëria do të pranojë të hënën edhe 8,190 doza të reja të vaksinës kundër COVID-19, të kompanisë amerikane Pfizer.
Kështu ka njoftuar në Facebook ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu, duke shtuar se fushata e vaksinimit do të vazhdojë për personat mbi 80 vjeç.
“Sot ne kemi mbi 4,600 jetë mjekësh, infermierësh e stafesh spitalesh më të mbrojtur, për shkak të vaksinimit. Sot kemi mbi 400 jetë të moshuarish në azile, të moshuarish mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh, më të mbrojtura për shkak të fillimit të vaksinimit”, ka shkruar Manastirliu.
Sipas saj, numri i dozave të siguruara të vaksinës nuk është i vogël, pasi ka përmendur se disa vende ende nuk kanë nisur vaksinimin kundër sëmundjes COVID-19.
“Janë plot 140 vende që ende nuk kanë nisur vaksinimin”, ka thënë ministrja Manastirliu.
Vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri nisi më 11 janar, me vaksinat e kompanisë farmaceutike amerikane, Pfizer.
Ndërkohë, Shqipëria mori 975 doza vaksine donacion nga një vend i paspecifikuar i Bashkimit Evropian.
Më 16 shkurt Shqipëria pranoi edhe një kontingjent prej 7,020 dozash të Pfizer-it.
E-Diaspora
-
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? Përmes Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), ne po mbështesim kryeqytetin e Shqipërisë në ecjen... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














