Lajme
Gjesti i shqiptarit që tërhoqi vëmendjen e mediave gjermane
Ai lëshoi dy hotele për të pastrehët në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që kanë dhënë gjermanët për të huajt në kohë krizash...
Nazmi Aruqi nga Kosova është bërë shembull në Gjermani për shkak të një veprimi human që ka bërë, transmeton albinfo.ch.
Në kohën kur në Gjermani temperaturat kanë shënuar – 12 gradë Celzius, Aruqi ka hapur dyert e dy hoteleve dhe ka strehuar personat që nuk kanë shtëpi. Ai ka thënë se e ka bërë këtë veprim për t’i ndihmuar gjermanët, sikur ata kishin strehuar para luftës shqiptarët që kërkonin azil në Gjermani.
“Në qytetin ku jetoj i kam dy hotele, dhe njerëzve që janë pa banim u kam mundësuar që të strehohen aty. U kam ndihmu atyre sikur ata që na kanë ofruar neve strehim kur kemi ardhë azil në Gjermani”, ka thënë Aruqi.
Shqiptari që jeton në Gjermani që nga viti 1995 ka thënë se edhe gjermanët janë habitur me veprimin e tij.
“Gjermanët më kanë falënderu nga të gjitha anët, e kanë parë këtë gjest dhe u ka ardhur mirë që një i huaj i ndihmon gjermanët. Gjermanët nuk janë mësuar prej një të huaji, dhe ky është një gjest. Unë e kam bërë këtë veprim, sepse edhe vetë kam qenë kështu pa strehim”, ka thënë Aruqi.
E ky gjest ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave gjermane. Aruqi tregon se të shumta kanë qenë mediat gjermane që e kanë kontaktuar dhe kanë shkruar për gjestin e tij. “Më kanë kontaktuar shumë media në Gjermani dhe ka qenë edhe për ta një çudi dhe gjest që e kanë vlerësuar shumë”, shprehet ai. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














