Lajme
Tahiri i 37-ti në Botërorin e skijimit, Tola i Shqipërisë, tri pozita më lart

Albin Tahiri ka kompletuar dy lëshime të premten në Kampionatin Botëror të skijimit alpin që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë. Ai kishte kohë të përgjithshme prej 25.91 sekondash më të ngadalshme se fituesi i garës në sllallom të madh. Koha e përgjithshme prej 3:03.16 minuta i mjaftoi për t’u renditur në vend të 37-të në disiplinën e sllallomit të madh.
Në lëshimin e parë Tahiri ishte i 52-ti me kohë prej 1:30.81 minuta. Më të dobët e kishte rezultatin në lëshimin e dytë, 1:32.35 minuta, por që i mjaftoi për t’u renditur në vend të 37-të në këtë disiplinë.
Të dy lëshimet i kompletuan vetëm 44 skitarë. Pra Tahiri la pas vetes shtatë skitarë nga vende si Rumania, Qipro, Portugalia, Irani, Libani e San Marino.
“Mendoj se është rezultat i mirë. Vendi i 37-të në kampionatin botëror nuk është i keq, por më duhet të them se shtegu ishte shumë i vështirë, kishte shumë akull, sidomos në fillim. Ky ishte lëshimi më i gjatë që kam bërë ndonjëherë. Në përgjithësi jam i lumtur që e përfundova garën dhe e vendosa flamurin e Kosovës në pozitën e 37-të në botë”, ka thënë Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut.
Kampion i botës në sllallom të madh u shpall francezi Mathie Faivre me kohë prej 2:37.25 minuta. Luca De Aliprandini i Italisë u rendit i dyti me kohë prej 2:37.88 minuta. Marco Schwarzi Austrisë u rendit i treti me kohë prej 2:38.12 minuta.
Kohë më të mirë se Tahiri kishte Erjon Tola i Shqipërisë. Tola karrierën e zhvillon në Itali, ndërsa Tahiri në Slloveni. Tola në sllallom të madh u rendit i 34-ti me kohë të përgjithshme prej 2:59.27 minuta. Ishte i fundit që rezultatin e përgjithshme e kishte nën 3 minuta.
Tahiri e Pupovci të shtunën paraqiten në kualifikimet e sllallomit, me shpresë për t’u paraqitur të dielën në lëshimet finale.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht