Lajme
Refuzohen 1 mijë e 632 vota nga diaspora

Deri në mbrëmjën e 17 shkurtit janë verifikuar 5 mijë e 778 fletëvotime të ardhura nga diaspora, prej tyre janë refuzuar 1 mijë e 632. Sipas organizatës “Germin”, 4 mijë e 146 fletëvotime janë aprovuar.
Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror për Zgjedhje (KQZ), Valmir Elezi, në një deklaratë për media ka dhënë detaje rreth numërimit të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell Syri.net Kosova.
Elezi përmes këtij prononcimi ka thënë se Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR), është duke vazhduar punën sipas procedurave të parapara, ku aktualisht, sipas tij, po zhvillohen disa procese të domosdoshme për të arritur deri në shpalljen zyrtare të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët e tyre.
“Deri më tani, nga 2 mijë e 382 vendvotime, janë procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime, apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime, apo rreth 59%”, ka deklaruar Elezi.
“Po ashtu, QNR-ja është duke vazhduar me skanimin e listës përfundimtare të votuesve, në të cilën janë nënshkruar votuesit në ditën e zgjedhjeve. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 1 244 vendvotime, apo rreth 53% e saj. Ky aktivitet është i domosdoshëm për të na siguruar se nuk ka raste kur ndonjë votues ka marrë pjesë në votim në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, shtoi ai.
“Nga procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime janë aprovuar 4 mijë e 811, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891 zarfe me fletëvotime”, ka deklaruar Elezi.
Sipas tij, arsyet se përse janë refuzuar kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit; nga votues të paidentifikuar (votim grupor); nga votues që kanë bashkangjitur dokumente jovalide apo nga votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor