Lajme
Diaspora pritet t’u japë ‘goditjen e fundit’ rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë
Diaspora do ta vulosë rezultatin e zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 43 mijë e 477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Albert Krasniqi, thotë se numri i votave nga diaspora do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve nacionale në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, këto vota mund të shtojnë ulëse për Lëvizjen Vetëvendosje dhe se ka numër historik të votave nga diaspora për këto zgjedhje.
Votat që kanë ardhur nga diaspora kosovare pritet të kenë ndikim në rezultatin final të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Nëse siç thuhet rreth 80 mijë vota llogaritet të jenë të vlefshme nga rreth 110 mijë sa janë konfirmuar tashmë, kjo do të mund të përbënte ndoshta jo përmbysje të rezultatit, por parti të caktuara do t’i favorizonte apo penalizonte shumë, sepse llogaritet që 80 mijë vota do të jetë 10% i atyre që pritet të dalin përgjithësisht në votime në Kosovë, prandaj partitë politike janë të vetëdijshme besoj për këtë. Prandaj, partitë politike janë të mobilizuara aq sa kanë lejuar mundësitë për shkak të krizës shëndetësore”, u shpreh analisti politik Rrahman Paçarizi.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













