Lajme
DHL do të dërgojë pako me vota edhe sot, KQZ-ja nuk i pranon
Dje janë sjellë dërgesat e radhës që përmbajnë vota të mërgimtarëve nga Gjermania dhe shtetet e tjera që e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur, transmeton albinfo.ch.
Gjithsej me DHL në Kosovë kanë mbërritur gjashtë mijë dërgesa me fletëvotime. Por, për shkak të disa problemeve në qendrën e kësaj poste në Gjermani, ka të tjera që kanë mbetur rrugës.
Edhe pse të premten përfundoi afati ligjor i pranimit të tyre, nga DHL thonë se janë marrë vesh me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që votat të pranohen edhe të shtunën.
Një ujdi të tillë e mohojnë në KQZ. Zëdhënësi Valmir Elezi tha se nuk do të pranojnë pako me vota të shtunën, pasi është kundër ligjit.
Gjithë ky proces, që nga dikush u konsiderua i komplikuar, nuk u komentua nga ambasadori gjerman. Por Rohde thotë se si qytetar gjerman ka votuar në formë të ngjashme si kjo e KQZ-së.
“Herën e fundit kur kam votuar, kam qenë në mision në Srilankë, nga atje kemi pasur mundësinë fillimisht të bëjmë kërkesën, pastaj të votojmë përmes postës apo formave të tjera”, tregoi Rohde.
Ai përshëndeti gatishmërinë e mërgatës kosovare për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi, sipas tij, është indikator për zgjedhje të lira dhe shtet demokratik. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












