Lajme
Franca regjistron mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Francë janë regjistruar mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se me 21.063 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.406.685. Ndërkohë, me 371 vdekje numri i viktimave ka arritur në 80.803.
Ndërsa, në spitale vazhdojnë trajtimin 27.007 persona, prej të cilëve 3.337 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.640 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 238.753.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.135.333, ndërsa 535.775 pre tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, në një konferencë për media tha se situata e pandemisë në rajonin Moselle të vendit është shqetësuese dhe se këtu janë vërejtur 300 raste të lidhura me llojin e mutacionit COVID-19 me burim nga Afrika e Jugut dhe Brazili. Ai theksoi se vendimi për t‘u rifutur në karantinë nuk është në axhendën e qeverisë në këtë fazë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













